Gjatë seancës së sotme parlamentare, ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj ka replikuar me deputetin e PD-së, Myslim Murrizi në lidhje me situatën e komisariateve të policisë.

“Ka komisariate më keq se Rinasi, e di”,- tha Lleshaj, duke shtuar se: “Këto janë mundësitë e këtij vendi, jemi fokusuar në shkolla e spitale për momentin, por do bëjmë përpjekje të mëdha për të përmirësuar gjendjen”,- tha Lleshaj.


Pasi dëgjoi përgjigjen e tij, Murrizi replikoi duke i thënë se në 6 vite shteti dhe policia e kanë pasur mendjen tek kultivimi i hashashit.


“The që s’janë prioritet komisariatet e policisë, normal se 6 vite patët prioritet tjetër gjë, edhe ju keni qenë këshilltar i kryeministrit në 5 vitet e fundit dhe nuk reaguat, e kishit mendjen tek mbjellja e hashashit”,- u shpreh Murrizi.


(m.a/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb