Ish-reporteri Habib Zogaj nga komuna e Malishevës, ka prezantuar një album fotografish nga krimet e serbëve të kryera mbi popullatën civile shqiptare gjatë luftës së fundit në Kosovë.

Për emisionin “Zyra e Ankesave” në RTV Dukagjini, Zogaj ka treguar se si i ka realizuar këtë fotografi.
“Kam qenë reporter i Radios Kosova e Lirë gjatë luftës. Duke qenë se profesioni im është gazetaria jam përpjekur që të zë shumë skena lufte dhe momente të tmerrshme që përjetoi popullata civile gjatë luftës në vitin 1998-1999. Fotografitë që përfshihen të përgatitura për botim janë nga masakra e Burimit ish-Javiqi i Malishevës dhe nga maskra Turjakës. Albumi si tërësi ka tematika të ndryshme duke filluar që nga masakrat e vitit 1919 e deri në kohën e luftës”, ka treguar Zogaj.

Ai ka shtuar se fotografitë nga masakra e Burimit dhe Turjakës i ka realizuar nga vendi i ngjarjes, shkruan Telegrafi.

Krimet Serbe
Krimet Serbe

“Masakra e Burimit që ka 40 të masakruar që përfshihen pleq, gra, fëmijë dhe masakra e Turjakës ku përfshihen të tjerë qytetarë, janë vende të cilat i kam vizituar në vendin e ngjarjes. Këtë e kam bërë së bashku me dy policisë ushtarak Fehmi e Bashkim Berisha”, shtoi Zogaj.

Ish-reporteri i luftës, ka treguar se pjesë e albumit të tij me fotografi të krimeve serbe, janë edhe disa fotografi të cilat i kishin realizuar vetë ushtarët serb.
“Pjesë e albumit tim ku përshkruhen në detaje krimet serbe janë 8 apo 10 fotografi që i kanë fotografuar vetë ata të cilat i kanë lanë në një film në shtëpinë ku e kanë pas bazën. Në fund të luftës qytetari nga Turjaka, Hysni Zogaj kur ka hy në shtëpinë e tij e ka gjet atë film dhe ma ka dorëzuar mua dhe unë i kam zhvilluar ato fotografi”, ka vazhduar rrëfimin e tij, Habib Zogaj.

Në albumin e tij të mbushur me fotografi shihen gratë të dhunuara të cilat janë masakruar dhe pastaj i kanë djegur trupat e tyre, fëmijë të masakruar pa asnjë faj, nxënës të klasës së tetë, babë e djalë të masakruar.

Po ashtu shihen edhe mjete të dhunës të cilat janë përdorur nga ushtarët serb për të kryer krimet siç janë sëpata e sharra. Zogaj ka treguar se pavarësisht hapjes së ekspozitave me këto fotografi ai nuk është ftuar asnjëherë nga askush as që të dëshmoi e as që t’i ofrojë si dëshmi këto fotografi.

Krimet 2
Krimet 2

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb