KOSOVË

Policia e Kosovës ka mbajtur konferencën e dytë të jashtëzakonshme, e cila i dedikohet operacionit policor i cili ashtë realizuar në shkallë vendi kundër lojërave të fatit. Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani tha se që nga mëngjesi ka filluar një operacion masiv në të gjithë vendin.

Nënkoloneli i divizionit kundër korrupsionit, Agron Nezaj ka deklaruar se në këtë operacion policor janë përshirë mbi 1000 zyrtarë policorë, të Doganës dhe të ATK-së dhe puna e tyre është për të mbyllur kazinotë të palicensuara.

“Regjioni i Prishtinës 65 lokacione. Mitrovica e jugut 22,e veriut 21 lokacione, Peja 25, Gjakova 12, Ferizaj 34 lokacione, gjithsej janë bastisur 235 lokacione. Deri më tani, nga ATK  janë mbyllur 35 lokale lojëra të fatit, ndërsa  118 aparate janë konfiskuar nga dogana”, tha ai.

(n.m/ BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: