KOSOVË

E nominuara e LDK-së për Kryeministre të Kosovës, Vjosa Osmani, ka thënë se asgjë nuk do ta ndalojë atë në rrugëtimin e saj drejt udhëheqjes së qeverisë në mandatin e ardhshëm. Gjatë qëndrimit të saj në Viti, Vjosa Osmani e cila u vlerësua edhe nga partia e Angela Merkel tha se republika iu përket qytetarëve.

“Mesazhi im nga Vitia: Dua nga këtu, nga Vitia, t’i flas të gjithë të rinjëve që mendjen e kanë në ikje sepse Kosovën nuk e shohin si shtet të tyre më; dua t’i flas të gjithë grave e burrave të mirë të këtij qyteti që përpjeken rëndë për të mbajtur familjet e tyre me nder dhe veçse nder; dua t’i flas të gjithë të moshuarve që mbesin në mëshirën e kujdesit si lëmoshë – të mos humbin shpresë sepse nuk jeni vet! Jam me ju, sepse jam një nga ju. Ky vend, ky shtet, kjo Republikë, është e qytetarëve dhe pikë. Është detyrë e imja, është detyrë e LDK-së, që shtetin e kapur nga partitë e pushtetit, t’ua kthejmë juve qytetarëve, përfundimisht!Dhe s’ka gjë që na ndalë në këtë rrugëtim”-shkruan Vjosa Osmani.

(n.m/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb