President i Forumit Republikan jashtë SHBA, përmes një komunikimi të drejtpërdrejtë në studion e “Open” në News24 ka folur për zhvillimet në Partinë Republikanë pas atentatit ndaj Donald Trump.

Nga Milwaukee ku po zhvillohet konventa e repubilkanëve, Crawford u shpreh se në përgjithësi zhvillimet janë të qeta, ndërsa Trump u shfaq shumë pozitiv pas atentatit.

Ai theksoi se Trump është në pozitë për të fituar zgjedhjet, ndërsa tha se ka optimizëm në radhët e republikanëve për fitoren.

Unë jam në Milwaukee për mbledhjen e partisë. Në përgjithësi është qetësi. Isha dje në mbledhje. Kur erdhi Trump në forum me familjen e tij ishte shumë pozitiv. Kam qenë në disa mbledhje të partisë. Ky rast ishte më serioz, por Trump është në pozitë për të fituar zgjedhjet dhe ai dje zgjodhi JD Vance për të qenë partneri i tij. Jemi optimist, nuk besoj se do ketë apati nga votuesit.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb