Sekretarja e shtypit e Shtëpisë së Bardhë, Karine Jean-Pierre, ka deklaruar se thirrjet republikane që Joe Biden të japë dorëheqjen janë “qesharake”.

Që kur Biden u tërhoq nga gara presidenciale të dielën, Donald Trump, JD Vance dhe kryetari i Dhomës së Përfaqësuesve, Mike Johnson, kanë sugjeruar që presidenti të largohet nga detyra.

Si përgjigje, Jean-Pierre i tha ABC se këto thirrje janë “qesharake” dhe se stafi i Shtëpisë së Bardhë ende “i beson udhëheqjes dhe gjykimit të Biden”.

“Presidenti vendosi të mos kandidojë për rizgjedhje. Kjo është gjithçka që ai vendosi,” tha ajo në intervistën e saj të parë që nga vendimi i Biden për t’i dhënë fund garës së tij presidenciale.

“Ai dëshiron të vazhdojë të bëjë punën. Tre vjet e gjysmë punë të paprecedentë, historike. Kjo tregon se çfarë është i aftë të bëjë.”

“Ky president është i gatshëm të vazhdojë ta udhëheqë këtë vend në një mënyrë historike”, u shpreh ajo.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb