Një gjykatë në Siberi të Rusisë e ka dërguar një person në klinikën psikiatrike, pasi ai publikisht kishte kërkuar republikë të pavarur për Siberinë.

Zyra e prokurorit në qytetin Angarsk në rajonin juglindor Irkutsk në Rusi, ka njoftuar sot se ky njeri, emri i të cilit nuk është publikuar, është shpallur fajtor për bërjen e “thirrjeve publike për aksione që kanë për qëllim shkeljen e integritetit territoriaal të Federatës Ruse”, por është vlerësuar se ai kishte çregullim mendor.

Ky person është dërguar me dhunë në klinikën psikiatrike për trajtim.
Sipas kumtesës së Zyrës së prokurorit, ky person, në janar të vitit 2016, e kishte përdorë telefonin e tij mobil për shpërndarjen e thirrjeve nëpërmjet Internetit, për krijimin e “republikës së ndarë nga Urali e deri te Oqeani Paqësor”.

Një numër i njerëzve janë ndjekur penalisht në Rusi, pasi kanë bërë thirrje për krijimin e republikave të pavarura, pas aneksimit ilegal të Krimesë së Ukrainës nga ana e Rusisë, në mars të vitit 2014, dhe për shkak të konfliktit që po vazhdon ndërmjet forcave qeveritare ukrainase dhe separatistëve të mbështetur nga Rusia, në pjesën lindore të Ukrainës.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: