Nga Zonja Katerina
Përbërësit

1 filxhan gjalpë / vaj, 3 filxhanë sheqer, 3 filxhanë niseshte, 6 filxhanë ujë, 1 filxhan arra, 500 gr fruta të ndryshme.


Përgatitja

Përziejmë ½ e sheqerit me niseshten, me gjalpin ose vajin dhe me ujin. Në një tenxhere me fund të trashë karamelizojmë pjesën tjetër të sheqerit, më pas shtojmë masën e përgatitur me niseshte. E përziejmë derisa të lidhet dhe të bëhet një masë e plotë. Në fund shtojmë arrat duke e punuar akoma sa të marrë një trajtë të plotë. Këtë ëmbëlsirë mund ta lemë thjesht me arra ose sipas dëshirës mund t’i shtojmë dhe fruta të ndryshme.


(Vila24/BalkanWeb)


Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: