Moti i keq ka përfshirë gjithë vendin. Teksa në disa qytete të Shqipërisë bien reshje shiu, në veri të vendit bie borë. Reshjet e borës po vijojnë në aksin Bogë-Theth në lartësitë mbi 1200m. Ndërkohë një borëpastruese vijon punën për pastrimin e rrugës.

Gazetari Senad Nikshiqi raporton për BalkanWeb se në zona më të ulëta ka rënie gurësh dhe inertesh.

Po ashtu, në aksin Tamarë-Vermosh kanë filluar reshjet e borës, por pa krijuar probleme në rrugë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: