Reshjet e dëborës gjatë mbrëmjes së djeshme dhe orëve të para të mëngjesit të sotëm kanë rënë pothuaj në të gjithë territorin e qarkut të Korçës në lartësitë mbi 900 m.

Në rrethinat e Korçës, Pogradecit, Devollit dhe Ersekës dëbora ka rënë me intensitet të ulet deri në mesatar. Në Dardhë është regjistruar trashësia 20 cm ndërsa në zona të tjera 15 cm.

Të gjitha akset rrugore janë të kalueshme pa problematika por rekomandohet kujdes tek drejtuesit automjeteve duke përdorur dhe mjete dimërore.

Aktualisht pa energji elektrike për shkak të stuhisë se mbrëmshme janë 384 familje, por grupet e punës së OSHEE, ndodhen në terren prej orëve të para të mëngjesit për të rikthyer energjinë.

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb