TIRANË- Ndoshta ky nuk është qershori që prisnim, të paktën ata që duan të pushojnë në bregdet. Pothuajse çdo dite reshje, ndërsa temperaturat janë ulur ndjeshëm, si në një pranverë të vonuar. Por çfarë parashikohet për pjesën tjetër të javës ndërkohë që për pak ditë i themi mirupafshim qershorit?

Sipas IGJEUM sot pasdite (e hënë, dt.25) dhe nesër (e martë, dt.26) ne gjysmën e qarqeve të vendit pritet të ketë reshje mesatare, deri lokalisht intensive në disa prej tyre. Ndërsa në pjesën tjetër të qarqeve, reshjet priten të jenë të dobëta, deri lokalisht mesatare.

Në zona shumë të kufizuara të çdo qarku reshjet mund të jenë edhe në formë shtrëngate, më të mundshme në pjesët kodrinore-malore sot pasdite dhe në mbrëmje.

TEMPERATURAT
Nesër (e martë, dt.26) temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:
në bregdet: 17 / 24 °C
në vendet e ulëta: 17 / 25 °C
në vendet malore: 10 / 18 °C
ERA
Sot pasdite (e hënë, dt.25) dhe nesër (e martë, dt.26) era pritet të fryjë e lehtë deri mesatare.

moti (2)

moti (1)

Ndërkaq sipas Meteoalb deri të mërkurën, moti mbetet me vranësira dhe shira në pjesën më të madhe të vendit duke përfshirë edhe bregdetin pjesërisht të hënën dhe të martën ndërsa pjesa e dytë e javës sjell mot kryesisht të kthjellët në territorin shqiptar.
Temperaturat rriten të enjten dhe në vijim duke kulmuar në fundjavë kur maksimumet ngjiten mbi 32°C.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: