Shërbimi Meteorologjik Ushtarak parashikon se gjatë ditës së premte vendi ynë do të jetë në ndikim të masave ajrore të paqëndrueshme.

Sipas SHMU, moti do të jetë me alternime vranësirash si dhe kthjellime pas orëve të mesditës.

Në këtë kuadër parashikohen reshje të herëpasherëshme shiu prej orëve të mesnatës përgjatë vijës bregdetare e gradualisht në të gjithë territorin deri në orët e mesditës. Gjithashtu priten hera-herës shtrëngata me shkarkesa elektrike dhe breshër.

Në orët e pasdites reshjet humbasin intensitet dhe lokalizohen kryesisht në relievet malore.

Era do të fryjë me drejtim juglindje-veriperëndim me shpejtësi mesatare 1-6m/s, e cila në momentin e zhvillimit të vranësirave dhe përgjatë bregdetit fiton shpejtësi 6-10m/s shoqëruar me dallgëzim të forcës 2-3ballë.

Temperaturat parashikohen:
në zonat malore 15 deri 31°C
në zonat e ulëta 16 deri 32°C
në zonat bregdetare 20 deri 34°C

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: