TIRANE- Ditët e para të vitit 2016 kanë nisur në të gjtihë vendin me ulje temperaturash dhe reshje shiu në të gjtihë vendin, ndërkohë që në zonat e thella malore kanë nisur reshjet e para të dëborës për këtë vit.

Tirana sot është gdhirë nën reshje shiu të cilat zëvëndësuar rrezet e diellit ë cilat ishin të pranishmë edhe në fund të vitit, ndonëse gjatë orëve të natës temperaturat ranë disa gradë nën zero.

Sipas informacioneve të shërbimit meteorologjik, gjatë gjithë javës vendi ynë do të shoqërohet nga shi dhe temperatura të ulëta, ndërkohë që në zonat veriore e veri-lindore temperaturat janë ulur akoma më shumë duke i lënë vendin kështu dëborës dhe acarit, kushte karakteristike të stinës së dimrit.

Dëbora ka zbardhur disa zona të thella në Tropojë dhe malet e Gjallicës, Koretnikut, Kallabakut etj. Shërbimi meteorologjik bën të ditur se temperaturat gjatë ditëve në vijim do të jenë të ulëta dhe sasia e reshjeve të shiut e dëborës që do bien do të jenë të konsiderueshme. Ndërkohë pavarësisht reshjeve të vazhdueshme të borës, në Tropojë nuk është marrë asnjë masë për pastrimin e rrugëve dhe nuk është hedhur skorie dhe kripë.

Reshjet e dëborës kanë nisur edhe në disa zona të qarkut juglindor konkretisht në Devoll dhe në fshatin turistik të Dardhës. Në Dardhë trashësia e dëborës arrin 10 cm, në Kapshticë 5 cm

Policia i ka kërkuar drejtuesve të automjeteve që të bëjnë kujdes pasi si pasojë e ngricave dhe rreshjeve të dëborës në aksin rrugor Tuneli Kalimashit – Morinë mund të kenë probleme, duke iu rekomanduar që të bëjnë kujdes e të ecin me shpejtësi të kufizuar, me qëllim parandalimin e aksidenteve rrugore. Policia u bën thirrje drejtuesve të mjeteve që pas orës 20:00 në aksin Thirrë-Morinë të lëvizet me zinxhirë, ndërsa siguron se patrullat do të jenë të pranishme në këtë aks rrugor.

Gjithashtu, policia saktëson se, në akset rrugore Krumë –Qafë- Prush dhe Bajram Curri – Lekbibaj – Valbonë – Fierzë, ka rreshje dëbore dhe qarkullohet me zinxhirë, ku këshillohet që drejtuesit e mjeteve të levizin me shpejtësi të kufizuar.

MPB: Ja zonat problematike ku kërkohet qarkullimi me zinxhirë
Reshjet e dëborës, të rëna 24 orët e fundit kanë shkaktuar vështirësi në qarkullimin e mjeteve në disa zona të vendit. Shtabi i Emergjencave bën të ditur se qarkullohet me zinxhirë dhe rekomandohet që drejtuesit e automjeteve te bejne kujdes në qarqet e Korçës, Kukësit dhe Shkodrës, kryesisht në akset Korçë –Dardhë; Bilisht – Kapshticë; Krumë – Qafë Prush ; Kukës-Shishtavec si dhe Qafë Thore – Theth në Shkodër.

Në Kukës, dëbora e rënë ka shkaktuar bllokimin e aksit rrugor Krumë – Qaf Prush që të nxjerr në Kosovë. Ndërkohë, aksi rrugor Kukës-Shishtavec ka bllokime në pjesë të caktuara si rezultat i reshjeve të dëborës. Në Malësi të Madhe ka pasur reshje dëbore në zonën e Vermoshit dhe zonën e Thethit. Moti i keq ka vështirësuar edhe kthimin e emigranteve, pasi ne doganën e Kapshticës njoftohet se ka pasur një bllokim të aksit rrugor Bilisht – dogana Kapshticë. Sakaç, Ministria e Brendshme njofton se jane marre te gjitha masat per perballimin e situates.

NJOFTIMI I MPB-SE
Në disa rajone të vendit ka pasur reshje dëbore, të cilat kanë shkaktuar vështirësi në qarkullimin e mjeteve në rrugë. Probleme të tilla janë shfaqur në qarqet e Korçës, Kukësit dhe Shkodrës, kryesisht në akset Korçë –Dardhë; Bilisht – Kapshticë; Krumë – Qafë Prush (Kosovë); Kukës-Shishtavec si dhe Qafë Thore – Theth në Shkodër.

Strukturat e Policisë së Shtetit, të Emergjencave Civile bashkë me ato të pushtetit lokal, po punojnë për lehtësimin e gjendjes, duke angazhuar forca dhe mjete për pastrimin e rrugëve, por edhe duke paralajmëruar automjetet për vendosjen e zinxhirëve.

MPB, nëpërmjet Emergjencave Civile ka shpërndarë mjetet e saj borëpastruese dhe fadroma në disa rrethe si: Shkodër, Malësi e Madhe, Pukë, Kukës dhe Dibër.

Të gjitha zonat në vështirësi po inspektohen nga strukturat e Emergjencave Civile dhe nga Policia e Shtetit. Në gatishmëri janë dhe forcat zjarrfikëse, të cilat janë aktivizuar për zgjidhjen e situatave. Policia po monitoron gjendjen dhe këshillon qytetarët të kenë kujdes në raste situatash emergjente për shkak të motit. Në bazë të të dhënave dhe informacioneve të grumbulluara në Drejtorinë Operacionale të Drejtim Komandimit të Emergjencave Civile, në vijim ju paraqesim një përmbledhje të problematikave në zonat e prekura, sipas qarqeve:

Qarku Kukës
Në të gjithë qarkun ka pasur reshje bore, e cila ka arritur deri në 10 cm në qytetin e Kukësit dhe 15 cm në qytetin e Bajram Currit.
Dëbora e rënë ka shkaktuar bllokimin e aksit rrugor Krumë – Qaf Prush që të nxjerr në Kosovë.
Prefekti i qarkut Kukës ka komunikuar me një firmë kontraktore për të bërë të mundur zhbllokimin e këtij aksi rrugor, duke futur në punë 2 borëpastruese.
Edhe aksi rrugor Kukës-Shishtavec ka bllokime në pjesë të caktuara si rezultat i reshjeve të dëborës.
Ndërkaq furnizimi me energji elektrike dhe ujë të pijshëm ka qenë pa probleme.

Qarku Shkodër
Në Malësi të Madhe ka pasur reshje dëbore në zonën e Vermoshit dhe zonën e Thethit.
Aksi rrugor Qaf Thore – Theth është i bllokuar. Nga ana tjetër vijon puna për të mbajtur të hapura të gjitha akset rrugore nacionale, të cilat janë rënduar si rezultat i rënies së borës.

Qarku Korçë
Ditën e sotme ka pasur reshje bore në fshatrat Dardhë e Kapshticë.
Në doganën e Kapshticës ka pasur një bllokim të aksit rrugor Bilisht – dogana Kapshticë, por janë marrë masat menjëherë me 2 borëpastruese për pastrimin e këtij aksi rrugor.
Disa probleme në qarkullim janë shfaqur edhe në aksin rrugor Korçë- Dardhë ku në pjesë të caktuara ka pasur bllokime.

Policia e Shtetit ju bën thirrje drejtuesve të mjeteve që qarkullojnë në këto akse të përdorin zinxhirët në automjetet e tyre. Në qarqet e tjera të vendit ka pasur reshje shiu me densitet të ulët dhe nuk ka pasur problematika për shkak të kushteve të motit. Ditën e nesërme pritet të ketë një rritje të nivelit të ujërave në lumenjtë: Shkumbin, Ishëm, Erzen, Mat, Drin dhe Bunë. MPB ka njoftuar të gjitha prefekturat ku pritet të ketë probleme të shkaktuara nga kushtet të motit, që të marrin të gjitha masat për përballimin e situatave të mundshme që mund të krijohen.

(el.sp/ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: