TIRANE-Instituti i Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit (IGJEUM) bën me dije se gjatë 24 orëve të ardhshme disa qarqe të vendit rrezikohen nga zjarret. Sipas IGJEUM qarqet që rrezikohen nga zjarri janë Fieri, Durrësi dhe Lezha si dhe pjesët kufitare të Shkodrës. Ndërkohë në qarqet Gjirokastër dhe Korçë priten reshje shiu gjatë ditës së nesërme.

ZJARRET NË PYJE
————————–
Sot pasdite (e diel, dt.30) dhe nesër (e hënë, dt.01) pritet nivel “I LARTË” rreziku në qarkun FIER (siç tregohet në tabelë, respektivisht për secilin qark).
KUJDES : afër nivelit “I LARTË” pritet të jenë edhe qarqet LEZHË dhe DURRËS.
Pjesët kufitare ndërmjet QARKUT SHKODËR dhe QARKUT LEZHË dhe pjesa qendrore e QARKUT KUKËS me shtrirje deri në kufi me qarkun SHKODËR do të vazhdojnë të mbeten në vlera të larta rreziku.
QARQET me dalje në BREGDET do të vazhdojnë të jenë veçanërisht të rrezikuar në pjesën perëndimore të tyre.
Pjesa tjetër e Shqipërisë mbetet në nivel “I MODERUAR”, por relativisht me intensitet më të ulët krahasimisht me ditët e kaluara.
Më shumë detaje do të gjeni në buletinin e ardhshëm.

PARASHIKIMI METEO

RESHJET
Sot pasdite (e diel, dt.30) dhe nesër (e hënë, dt.01) priten reshje të dobëta në qarqet Korçë dhe Gjirokastër. Në pjesën tjetër të territorit nuk priten reshje (siç tregohet në tabelë, respektivisht për secilin qark).

TEMPERATURAT
Nesër (e hënë, dt.01) temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:
në bregdet: 15 / 22 °C
në vendet e ulëta: 15 / 25 °C
në vendet malore: 8 / 20 °C

ERA
Sot pasdite (e diel, dt.30) dhe nesër (e hënë, dt.01) era do të fryjë e lehtë deri mesatare, ndërsa në bregdet dhe në zonat malore deri e fortë.

42800820 1180479875439190 3432086023813726208 N
42800820 1180479875439190 3432086023813726208 N

42840789 1180479895439188 3700694859053531136 N

42886023 1180479922105852 5326064535746904064 N

(BalkanWeb)

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: