Në qarkun Korçë gjatë natës ka pasur reshje shiu dhe dëbore. Në lartësitë mbi 1000 metër reshje dëbore të shoqëruara me temperaturat -4 gradë. Trashësia e dëborës varion nga 5 cm deri 12 cm.
Është punuar gjatë natës nga kontraktorët për mirëmbajtje dimërore me pastrime dhe kriposje. Të angazhuara në punë 8 mjete borëpastruese.
Qarkullimi i mjeteve në akset rrugore nacionale dhe turistike si Korçë- Ersekë- Leskovik; Korçë – Dardhë; Korçë-Voskopojë, kryhet pa probleme dimërore.
Rekomandohet përdorimi i gomave dimërore. Aktualisht temperaturat mesatarja -2 gradë, teksa moti është i vrenjtur.
Kontraktorët do vazhdojnë mirëmbajtjen dimërore edhe gjatë ditës, nisur edhe nga parashikimet e motit me reshje shiu dhe dëbore.