Reshje të dendura shiu mëngjesin e sotëm kanë përfshirë zonën e Kurbinit dhe atë të Krujës. Për shkak të reshjeve, nënkalimi në Fushë-Mamurras, pjesë e autostradës Milot-Thumanë është bllokuar.
Automjetet e vogla, një pjesë e tyre zgjedhin rrugë alternative. Mbetet serish problematik nënkalimi në Fushë- Mamurras nga bllokimi i zgarave në depërtimin e ujit. Disa automjete janë bllokuar nga prezenca a ujit.