Era e fortë dhe shiu i dendur gjatë orëve të natës së kaluar ka krijuar probleme në rrugët nacionale të Qarkut Dibër.

Gurë dhe shkëmbinj të shumtë ranë në rrugën nacionale Skuraj – Burrel duke bllokuar qarkullimin në segmentin e Shkopetit.

Drejtuesit e mjeteve të vogëla janë përballur me befasi në orët e para të mëngjesit ku është dashur të qëndrojnë për rreth 1 orë të bllokuar për shkak të gurëve të mëdhenj.

Qarkullimi është normalizuar pas ndërhyrjes së firmës mirëmbajtëse e cila ka bërë të mundur largimin e gurëve nga rruga.

Shembje gurësh dhe probleme me qarkullimin e automjeteve pati edhe në rrugën e Arbrit, në bypassin e Murrizit dhe në segmentin e fshatit Plan i Bardhë të Klosit.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: