LIBRAZHD

Prej disa ditësh vendi ynë është përfshirë nga temperatura të ulëta si dhe reshjet e dëborës. Duke marrë shkas nga kjo situatë, kryetari i grupit Parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla ka inspektuar nga afër situatën e krijuar nga reshjet e dëborës në Librazhd.


Ai ka parë nga afër masat e marra për përballimin e emergjencave të mundshme në Librazhd, një nga bashkitë me fshatra të shumtë malorë dhe në bashkitë e tjera të Qarkut të Elbasanit.


Gazetari Fatmir Popja raporton për ‘BalkanWeb’ se në qytetin e Librazhdit prezenca e dëborës arrin në 5-7 cm.
(ed.me/BalkanWeb)


Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb