Reshjet në qarkun e Korçës janë ndërprerë, por temperaturat janë ulur ndjeshëm. Gjatë natës termometri ka shënuar deri në -11 gradë ndërsa mëngjesin e sotëm temperaturat shkuan deri në -8. Gazetarja Lorena Kodra raporton për BalkanWeb se të gjitha rrugët nacionale dhe turistike janë të hapura dhe nuk kanë krijuar probleme, por drejtuesit e mjeteve duhet të tregojnë kujdes të shtuar, ndërsa iu sugjerohet që të lëvizin me goma dimërore dhe zinxhirë.

Sakaq, ekipet me mjetet borëpastruese janë në gatishmëri. Në bashkinë Korçë rrugët që të çojnë në fshatra janë pastruar, vetëm në disa pjesë të segmentit rrugor Shtyllë-Panarit mjetet duhet të vendosin zinxhirë. Po ashtu në bashkinë Devoll nuk raportohen probleme në fshatra, por gjithsesi nga ulja e ndjeshme e temperaturave ka prezencë akulli.

Në bashkinë Pogradec po punohet ende me kriposjen e rrugëve gjithashtu edhe në zonat e thella malore po bëhet e mundur hapja dhe pastrimi i rrugëve. Po ashtu në bashkinë Maliq nuk raportohen probleme, si dhe në Kolonjë situata është normalizuar. Sa i përket mungesës së energjisë elektrike sipas informacioneve qyteti i Ersekës ka disa problematika të vogla me energjinë gjithashtu 15 abonentë në fshatin Piskal dhe 6 abonentë në Gur të Kuq në Pogradec.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: