Gjatë natës në Qarkun e Korçës ka patur reshje dëbore të shoqëruara me erë.
Subjektet kontraktore dhe bashkitë kanë punuar për hapjen e rrugëve kryesore dhe atyre lidhëse e dytësore dhe deri tani vazhdon qarkullimi normal në këto akse. Për shkak të erës ka patur përqëndrime të dëborës në vende të caktuara duke vështirësuar kalimin e automjeteve. Po punohet në segmentin Qafa e Thanës-Doganë i cili ka përqëndrim të dëborës për shkak të erës.
Gazetarja Lorena Kodra raporton për Balkanweb se nga bashkitë po punohet për hapjen e segmenteve dytësore e lidhëse me Njësitë Administrative e fshatra të veçantë si dhe të shesheve në qytete.
Deri tani nga strukturat e EC nuk raportohen problematika të veçanta.
Për shkak të ngarkesës në rrjet ka ndërprerje të përkohshme të energjisë elektrike në Bashkinë Korçë, Njësinë Adminstrative Lekas fshatrat Tudas, Denas, Xerje, Mazrekë dhe Brozdovec, në Bashkinë Maliq, Njësinë Administrative Moglicë, fshatrat Lumaj, Kodras, Dushar dhe Zerec. Në bashkinë Kolonjë, Njës.Admin. Barmash., fshatrat, Shalës, Gërmenjë, Kalatanj, Qesarakë, Radivickë dhe Novoselë, në Bashkinë Pogradec, antenat Çervenakë. Grupet e punë po punojnë për riparimin e defekteve.
(BalkanWeb)