Një nga bashkitë e Qarkut të Elbasanit ku moti i keq ka krijuar situatë më problematike është ajo e Librazhdit.
Shumica e fshatrave malorë si Stebleva, Borova, Zabzuni, Klenja dhe Sebishti për shkak të trashësisë së madhe të dëborës që nga e diela janë të izoluar. Ndërkohë në to dhe në mjaft fshatra të tjerë mungon energjia elektrike.
Gazetari Fatmir Popja raporton për BalkanWeb se trashësia e dëborës në disa fshatra malorë në bashkinë e Librazhdit ka shkuar në 80 cm, ndërkohë që po punohet pë hapjen e rrugëve rurale dhe riparimin e rrjetit elektrik të shkatërruar nga motik i keq dhe erërat e forta.
Drejtori i Administratës Rajonale të Zonave të Mbrojtura Elbasan ,Fatmir Brazhda i cili me stafin e institucionit të tij u ka ardhur në ndihmë disa familjeve në zonat e bllokuara u kujton përdoruesve të rrugës Librazhd -Steblevë-Bulqizë që ky segment për shkak të motit të keq ende është mjaft i rrezikshëm dhe mund të qarkullohet vetëm me zinxhirë dhe automjete me goma dimërore.
(BalkanWeb)