Pas reshjeve të para të dëborës që lanë pa energji një pjesë të veriperëndimit, OSHEE jep lajmin e mirë.

Sipas Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike është rikthyer energjia në Theth dhe Vermosh. Mësohet se tashmë furnizimi me energji në veri është stabilizuar.

Defektet në rrjetin elektrik u shkaktuan nga reshjet e shiut e borës. Po kështu OSHEE të gjithë fiderat në Koplik punojnë normalisht. Ndërkaq në Vermosh u vu në punë kabina e fundit pa energji.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: