Si rezultat i përkeqësimit të kushteve atmosferike dhe rifillimit të reshjeve të dëborës në zonat kodrinore dhe malore të Qarkut të Elbasanit janë krijuar probleme serioze në qarkullimin e automjeteve në zonat e thella si dhe në zhvillimin normal të procesit mësimor.

Gazetari Fatmir Popja, raportoi për “BalkanWeb” se sipas burimeve zyrtare në rrethin e Elbasanit nuk zhvillohet mësim për shkak të reshjeve të dëborës në shkollat “Ibrahim Bozhiqi” (Qafe); Guri i Zi, Benë.

Në rrethin e Gramshit nuk zhvillohet mësim për shkak të reshjeve të dëborës në shkollën “Tahir Sadiku” (Lenie). Në rrethin e Librazhdit procesi mësimor zhvillohet normalisht pasi reshjet e shiut dhe të dëborës kane filluar para pak minutave.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb