* Drejtori i ARRSH, Xhika: Firmat që nuk përmbushin kriteret për mirëmbajtjen e rrugëve do penalizohen

KORCE- Zona juglindore e vendit është përfshirë nga reshjet e dëborës prej ditës së djeshme. Por nuk raportohen probleme të mëdha në qarkullimin rrugor. Duke folur për situatën në akset rrugore, Prefekti i Korçës, Konomi, tha se po punohet për të monitoruar situatën dhe për të garantuar qarkullimin e mjeteve.

“Pati probleme rreth dy orë në aksin Bilisht-Kapshticë. Kemi nisur hetimin nëse firma e pastrimit ka qenë korrekte. Pajisjet janë të duhura, materialet nuk mungojnë. Reshjet me intensitet, këshillojmë qytetarët që të përdoren zinxhirët”, u shpreh Konomi.

DREJTORI I ARRSH, XHIKA: FIRMAT QË NUK PËRMBUSHIN KRITERET PËR MIRËMBAJTJEN E RRUGËVE DO PENALIZOHEN
Duke folur për problemet me qarkullimin në Kapshticë ditën e djeshme, drejtori i ARRSH-së, D.Xhika, tha se do të hetohen firmat kontraktore për mirëmbajtjen e rrugëve.

“Është e patolerueshme neglizhenca e firmës kontraktore. Firmat që nuk përmbushin kriteret do penalizohen. Nisur nga problemet me rrugët në Kapshticë, po hetohet firma”, thotë Xhika.

(el.sp/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: