Reshjet e shiut gjatë natës së kaluar kanë përmbytur disa dhjetëra hektarë tokë bujqësore në zonën e Kurbinit. Shkaku kryesor i këtij fenomeni është mospastrimi i kanaleve kulluese, sipas banorëve të fshatit Fushë-Milot dhe fshatit Lap, pranë autostradës.

Uji rrezikon të dëmtojë prodhimet bujqësore, ndërsa bagëtitë e imta kanë ngordhur te një fermer.

Banorët tregojnë se situata me përmbytjet ndodh çdo vit si pasojë e reshjeve të shiut, por asnjëherë fermerët nuk janë dëmshpërblyer për humbjet.

Permbytje2
Permbytje2

Një familje në Fushë-Milot jeton në kushte të vështira, me një banesë të dëmtuar nga tërmeti dhe me një anëtar të familjes të invalidizuar.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: