Si pasojë e reshjeve të dendura të shiut gjatë 24 orëve të fundit, problematika është shfaqur edhe në aksin Himarë-Kuç, në rrugën e Lumit të Vlorës.
Masive gurësh dhe dherash kanë rënë, duke e bërë rrugën të kalueshme vetëm në një sens. Ndërkohë, raportime për rrëshqitje dherash ka pasur edhe në Bajpasin e Kaninës, duke krijuar vështirësi në qarkullimin e automjeteve.
Gazetari Enrik Mehmeti raporton për Balkanweb se autoritetet kanë nisur ndërhyrjet për të normalizuar situatën, ndërsa drejtuesit e automjeteve këshillohen të tregojnë kujdes gjatë kalimit në këto akse.
Ndërkohë që ekipet e emergjencave civile të bashkisë kanë qenë gjithë kohën në terren.
(Balkanweb)