Autoritetit Rrugor Shqiptar ka bërë një bilanc të përgjithshëm për gjendjen e rrugëve pas reshjeve të shiut. Sipas ARRSH, në disa akse rrugore janë shënuar probleme nga reshjet e dendura të shiut, ndërsa apelon tek drejtuesit e mjeteve të bëjnë kujdes  të shtuar dhe të ulin shpejtësinë.


NJOFTIMI I ARRSH:

📌Nata e mbrëmshme është shoqëruar përsëri me reshje të dendura shiu 🌧 në të gjithë territorin. Situata paraqitet si vijon: 👉Rajoni Verior Ka pasur reshje në të gjithë territorin, po pa shkaktuar probleme në qarkullim.


Të gjithë specialistët 👨‍🔧 dhe kontraktorët 🚜 janë në terren në gatishmëri për çdo situatë. 👉Rajoni Qendror

Ka pasur reshje të shumta gjatë gjithë natës. Në segmentet e zonës së Dajtit nga reshjet ka rënie gurësh e dherash është punuar për pastrimin e tyre. Rrugët dytësore dhe segmentet e Kamzës kanë pasur disa vështirësi në qarkullim (te nënkalimi i City Park). Tani situata është e normalizuar. Grupet e punës janë përqendruar në Bubq – Ishem.

Në zonën e Ibës ka pasur rënie të dendura shiu kontraktori ka punuar për stabilizimin e situatës. Në segmentet rrugore të zonës se Belshit, si rezultat i shirave të dendur në disa vende ka rënie gurësh. Kontraktori po punon për pastrimin e plotë të rrugës.

Në të gjitha akset e këtij rajoni qarkullimi kryhet normalisht.✅

👉Rajoni Jugor

Ka pasur reshje të shumta sidomos në qarkun e Gjirokastrës. Në Dragot dhe pranë Ujit të ftohtë ka pasur vërshim ujërash dhe dherash, kompania e mirëmbajtjes ka punuar gjatë natës duke kthyer qarkullimin normal.

Aktualisht në Rajonin Jugor të gjitha akset janë me qarkullim normal. Kontraktorët janë në gatishmëri për çdo situatë të përkeqësuar të motit.✅ ⚠️I bëjmë apel të gjithë drejtuesve të mjeteve🚘 të bëjnë kujdes, të ulin shpejtësinë të respektojnë sinjalistikën dhe udhëzimet e policisë rrugore 🚓

(BalkanWeb)

Etiketa: