Që nga mesdita e sotme edhe Fieri është përfshirë nga reshje me intensitet të lartë, të cilat nuk janë shoqëruar me probleme si në qytet, ashtu edhe në fshatra.

Sipas burimeve të informacionit moti i keq nuk ka shkaktuar as përmbytje të rrugëve, as shkarje dherash dhe as ndërprerje të energjisë elektrike.

Në disa akse rrugore ka prezencë të ujit duke vështirësuar qarkullimin e automjeteve ndërsa tokat kane ujëra sipërfaqësore të cilat po largohen nëpërmjet kanaleve kulluese, ndërkohë që hidrovorët në Darzezë e Seman janë në punë me kapacitet të plotë.

Ne akset me prezence të lartë të ujit, ekipet e punës së ndërmarrjes së ujësjellës-kanalizimeve, po punojnë për zhbllokimin e të gjithë mbedhësve të shiut.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb