VLORË- Kanë mjaftuar vetëm disa minuta reshje shiu që disa rrugë të qytetit të Vlorës ti ngjajnë Venecias. Probleme të shumta janë krijuar në zonën e Skelës dhe lagjen “Pavarësia”. Rrugët janë mbushur me ujë dhe ka qenë i vështirë qarkullimi si për kalimtarët ashtu edhe automjetet.

Kjo nuk është hera e parë që krijohen probleme në qytetin e Vlorës për shkak të reshjeve të shiut, për shkak të infrastrukturës që lë shumë për të dëshiruar.
Ndërkohë një masiv dheu ka bllokuar për 30 minuta rrugën në Radhim. Është dashur ndërhyrja e autoriteteve, për të hequr dheun e rënë në rrugën kryesore dhe hapjen e qarkullimit.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: