Reshjet e shumta të shiut kanë krijuar probleme në Bashkinë e Lushnjes, raporton për Balkanweb gazetari Juljan Kasapi.
Si pasojë e këtyre reshjeve disa rrugë në qytet kanë pasur prezencë uji me disa dhjetëra centimetra. Këto janë reshjet e para të këtyre përmasave pas disa muajsh tretësirë të theksuar.
Qarkullimi në qytet ishte i rënduar për shkak të prezencës së ujit në disa akse dhe sidomos në ato kryesore si bulevardi kryesor dhe disa segmente të tjera.
Rruga Misto Mame në afërsi të kthesës së spitalit ka pasur edhe problematikën më të madhe, ku dhjetra makina, kryesisht ato me motor të vogël kanë mbetur të bllokuara.