FIER– Reshjet e fundit kanë shkaktuar problem dhe përmbytje në disa qytete të vendit, kryesisht në Vlorë, Gjirokastër dhe Fier.

27721093_392207184538457_1424329317_n

Forcat e Armatosura janë vënë në gatishmëri të qytetareve për t’u ardhur në ndihmë.
Së fundmi FA ka evakuuar me gomone dy persona të bllokuar në mes të ujit me mjetin e tyre në Levan të Fierit. Më herët FA u ka ardhur në ndihme edhe banorëve në Selenicë. Policia e Vlorës pasi ka marrë njoftim se në aksin rrugor Vlorë-Selenicë në vendin e quajtur “Bishti i malit”, një automjet me dy shtetas i ka marrë rrjedha e lumit, organizuan punën dhe shkuan në ndihmë të tyre.

U koordinua puna me shërbimet e FA-së, dhe me Strukturat Policore të Delta Forcë, ku me mjetin lundrues të Delta Forcë u bë e mundur nxjerrja e dy shtetasve nga uji.

Të dy shtetasit, konkretisht shtetasi B.M., 59 vjeç dhe kunata e tij shtetësia L.M., 49 vjeçe, nga Selenica aktualisht ndodhen jashtë rrezikut për jetën por do të transportohen drejtim spitalit për të marrë edhe ndihmë mjekësore.

Policia falënderon qytetarët të cilët njoftuan lidhur me këtë rast emergjent si edhe për çdo nevojë i fton të gjithë të telefonojnë në numrin pa pagesë 129.

Ndërkohë ministrja e Mbrojtjes Olta Xhacka ka mbërritur në Novoselë për të monitoruar situatën nga përmbytjet.

“Koordinimi paraprak i rëndësishëm për parandalimin e pasojave në rast përmbytje. Duhet të mësojmë nga eksperiencat nder vite. I kam kërkuar EC dhe IGJU të identifikojnë të gjitha zonat me probleme në kanalizime, kolektorë etj për të pasur një situatë të qartë. Masat për të ardhmen duhen marrë nga realiteti sot. Bashkitë të mos neglizhojnë në cilësinë e ndërtimit të këmbëve të urave”, deklaroi Xhaçka.

Më pas FA-të kanë vendosur elementet bailey mbi bazamentin e ndërtuar nga bashkitë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: