Reshjet intensive të ditës së sotme kanë lënë pa energji elektrike zonën e Libofshës dhe fshatin Qenas, si dhe rrethinat e tij në Fier.

Burime të Ilmi Saliaj për Balkanweb konfirmojnë se familje të tëra, për më shumë se dy orë, kanë mbetur pa energji elektrike, ndërkohë që temperaturat janë të ulëta.

Grupi i punës së OSHEE-së ndodhet në terren për riparimin e difekteve, që janë të pashmangshme sa herë ka mot me reshje të dendura.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: