Edhe në qarkun e Gjirokastrës mbrëmjen e kaluar ka pasur reshje intensive të shiut. Lumenjtë Vjosa dhe Drino vazhdojnë të jenë brenda shtrateve të tyre dhe nuk paraqesin rrezik për përmbytje.
“Sipas raportimeve nga OSHEE, ndërprerjet e energjisë elektrike janë shënuar në këto zona:
– Lagjja “Demokracia”, qyteti Tepelenë
– Fshatrat Turan dhe Salari, Bashkia Tepelenë
– Njësitë administrative Petran, Frashër dhe Çarshovë, Bashkia Përmet
– Njësia administrative Zagori, Bashkia Libohovë”, thuhet në njoftim.
Situata në Qarkun Gjirokastër
Rreshjet e shiut kanë pushuar pas një nate me intensitet deri në mesatar. Aktualisht, lumenjtë Vjosa dhe Drino vazhdojnë të jenë brenda shtrateve të tyre dhe nuk paraqesin rrezik për përmbytje.
Sipas raportimeve nga OSHEE, ndërprerjet e energjisë elektrike janë shënuar në këto zona:
– Lagjja “Demokracia”, qyteti Tepelenë
– Fshatrat Turan dhe Salari, Bashkia Tepelenë
– Njësitë administrative Petran, Frashër dhe Çarshovë, Bashkia Përmet
– Njësia administrative Zagori, Bashkia Libohovë
Grupet e OSHEE janë në terren dhe po punojnë intensivisht për normalizimin e situatës.
Në njësinë administrative Frashër, Bashkia Përmet, reshjet e dëborës kanë arritur trashësinë deri në 20 cm, ndërsa në njësinë administrative Zagori, Bashkia Libohovë, reshjet kanë arritur deri në 10 cm. Në këto zona rekomandohet lëvizja e automjeteve me zinxhirë për të garantuar sigurinë rrugore.
Të gjitha strukturat përgjegjëse për Mbrojtjen Civile në qark janë në gatishmëri për t’u përballur me çdo situatë emergjente që mund të shfaqet.
(Balkanweb)