Nënkryetari i PD dhe njëherazi drejtuesi politik i Qarkut të Lezhës, Agron Gjekmarkaj ka reaguar pas përmbytjes së qytetit, si pasojë e reshjeve intensive të shiut. Gjekmarkaj ka publikuar pamje nga vërshimi i ujit në rrugët e qytetit.
Ai thekson se në Lezhë mungon edhe energjia elektrike, ndërsa evidenton mungesën e reagimit nga ana e autoriteteve. “Propaganda se gjithçka shkëlqen është realiteti me të cilin përballet çdo ditë qytetari”, shprehet Gjekmarkaj.
Postimi
Lezha sot!
Pas zerimit të borxhit të Bashkisë Lezhë dhe propagandës me administratën shtetërore se gjithçka “shkëlqen”, del në pah realiteti me të cilin përballet çdo ditë qytetari lezhjanë. Shiu përmbytë rrugë dhe lagje si “bereqet” fitore post daljes njehëherë e mirë nga borxhi. Asnjë të mirë reale dhe afatgjatë si ka sjellë Lezhës pushteti i majtë që e mbytë qytetin sa herë bie shi, dhe le në errësirë mijëra banorë si në kohë me shi ashtu dhe në kohë me diell!
(BalkanWeb)