Në një lidhje live me News 24, gazetarja Lorena Kodra ka dhënë detaje për reshjet që kanë “pushtuar” qarkun e Korçës.

Mësohet se temperaturat kanë shkuar deri në minus 7 gradë celcius. Shoferët rekomandohet që të përdorin zinxhirë.

“Gjatë natës në Korçë ka pasur reshje dhe erë të fortë. Temperaturat kanë shkuar deri në minus 7 gradë C dhe rekomandohet për shoferët që të përdorin zinxhirë. Në Pustec janë hapur rrugët me fshatrat.

Edhe në Kolonjë po hapen rrugët e fshatrave, gjithashtu edhe në Pogradec. Në fshatrat e Pogradecit trashësia e borës shkon deri në 50 cm. Për shkak të motit të keq, nuk zhvillohet mësimi në dy shkolla”, raportoi gazetarja.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: