GJIROKASTER– Pas reshjeve të shumta të shiut dhe rrezikut për shembjen e një pallati si pasojë e rrëshqitjeve të tokës, prefektura e Gjirokastrës ka zhvilluar një mbledhje të jashtëzakonshme pas mesnate për të evidentuar problematikat.

Prefekti Astrit Aliaj ka pohuar se është bërë bllokimi nga policia në zonën ku ka pasur shkarje dherash.

Gjithashtu bashkia e Gjirokastrës ia ka dërguar një kërkesë Drejtorisë së Emergjencave Civile, ku kërkon një grup vlerësimi për situatën.
34ca31e6-35ed-4a7e-b2d9-d93a594e2867
Gazetarja Brikena Metaj raporton për “BalkanWeb” se familjet do qëndrojnë larg banesave deri në evidentimin e situatës dhe marrjen e masave nga autoritetet.

Kujtojmë se një pallat 8-katësh rrezikon shembjen si pasojë e rrëshqitjeve të tokës në lagjen “18 Shtatori”, ndërsa janë evakuuar familjet.

gjiro

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: