ELBASAN- Një pjesë rruge në Labinot të Elbasanit ka pësuar dëmtim ditën e sotme, si pasojë e reshjeve të shiut. Nga rrëshqitja e një pjesë të rrugës janë izoluar dhjetëra fshatra të zonës përreth.

Deputeti socialist Taulant Balla dhe prefekti i Elbasanit Kamami kanë inspektuar rrugën dhe situatën në të cilën ndodhen banorët e kësaj zone.

“Po shikohet mundësia për një zgjidhje alternative, por duhet ndërhyrje urgjente për rehabilitimin e rrugës dhe normalizimin e situatës”, u shpreh prefekti Kamami.

(el.sp/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb