Operatori i Shpërndarjes së energjisë, OSHEE është duke ndjekur me përparësi furnizimin me energji elektrike të të gjithë konsumatorëve, nisur nga situata e krijuar në rrjetin e shpërndarjes së energjisë elektrike nga Drejtoria e TL dhe Drejtoritë Rajonale përkatëse.

Në terren vijojnë punën brigadat e avarisë të cilët deri më tani kanë riparuar 85 përqind e defekteve të krijuara nga moti i keq në rrjetin e tensionit të mesëm e të ulët.

Numri me i madh i defekteve i përket zonave rurale.
Defektet janë të llojit, këputje përcjellësish, thyerje izolatorësh në linja dhe dëmtime shkarkuesish.
Shkak i vonesës në riparimin e defekteve të mbetura është edhe terreni i vështirë në zonat ku kalojnë këto linja.

Pengesë ka shfaqur dhe fakti që një pjesë e defekteve në kryeqytet janë në kabinat private ku ka munguar gatishmëria për lejimin e grupeve të OSHEE që të ndërhynin sa më shpejt.

Zonat e prekura nga defektet
Rajoni Tirane: Valias (pjesërisht) energjia pritet te rikthehet sa me shpejt.
Ndërkohë në orën 13:30 ka shfaqur defekt një fider qe furnizon me energji një pjesë të abonentëve në rrugën “Ali Demi”.

Rajoni Durrës: Nikël/Fushë Krujë.
Rajoni Berat- pjesërisht Potom, Tomorricë/Skrapar.
Rajoni Fier, Levan,
Rajoni Vlore: pjesërisht Xhuherinë,
Rajoni Shkodër: Rrethina/Shkodër; pjesërisht Lac Vau Dejës/Shkodër
Rajoni Kukës: pjesërisht Margegaj, Lekbibaj, Pac/B.Curri; pjesërisht qytet Krume.

Brigadat e terrenit të kompanisë OSHEE po punojnë për eliminimin sa më të shpejtë të defekteve.
– Të gjithë fiderat që furnizojnë me energji elektrike konsumatorët e rëndësisë së veçantë janë në punë.

– Të gjitha linjat 35 kV dhe N/Stacionet janë skeme normale furnizimi me energji elektrike

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb