Është përfolur shumë projekti për kthimin e bazës ushtarake të Sazanit në një resort luksoz që do të ndërtohet nga dhëndri i ish-presidentit amerikan Doland Trump.
Në lidhje me këtë cështje foli edhe deputetja e PS Mimi Kodheli, në një lidhje skype në rubrikën “Opinion” në News24.
Ajo u shpreh se projekti është ende në fazë shqyrtimi dhe se ende nuk është miratuar asgjë.
Megjithatë Kodheli shtoi se ka ardhur koha që të dalim nga politikat e së shkuarës dhe me hyrjen e Shqipërisë në NATO, kemi një qasje të re mbi mënyrën se si vendi ynë e organizon mbrojtjen.
Deputetja socialiste tha se nuk ka asgjë të keqe që vende të tilla të kthehen në atraksione turitike, aq më tepër kur ndërtimet bëhen nga investitorë seriozë.
“Shqipëria vend atraktiv jo vetëm për turistët, por edhe për investitorët vendas dhe të huaj. Kemi kaluar dhe do vijojmë të kalojmë në një proces tranformimi. Kemi kaluar nga një nga vendet më të izoluara në botë në një vend që kishte nevojë të zhvillonte tregun e punës edhe atë të kapitalit. Në komunizëm ishte shumë i zhvilluar investimi në fushën e mbrojtjes duke kalcifikuar të gjithë kufirin. Sot kemi një qasje tjetër lidhur me mënyrën si mbrohemi dhe se si ftojmë investitorët të zhvillojë Shqipërinë.
Duke folur për mbrojtjen ju them se për pak ditë festojmë 15-përvjetorin e futjes së Shqipërisë në NATO. C’ka ka ndryshuar në mënyrë radikale mënyrën se si e organizojmë mbrojtjen. Disa zona që deri dje ishin kështjella të pakalueshme të imperialistëve anglo0amerikanë sot duhet të kthehen në subjekte atraksioni nga persona dhe investime serioze. Propozimi ëhstë ende në një process jo të finalizuar. Do të kalojnë shumë shkallë derisa të vlerësohet nëse ky do të jetë investimi i drejtë dhe në kohën e vendin e duhur”, tha ajo.