TIRANE – Restaurimi së fundi i shtëpisë së shkrimtarit, Ismail Kadare, për kryeministrin Edi Rama, është një arsye më shumë për të vizituar Gjirokastrën.

“U çelën dyert e shtëpisë së Kadaresë! Pas restaurimit plot shije, një arsye më shumë për të vizituar Gjirokastrën; qytetin që po rilind hap pas hapi pas tatëpjetës së rrënimit rrënqethës të njëzet e kusur viteve pa shtet…”, – shkruan Kryeministri në Facebook”.

Në përvjetorin e 80-të të shkrimtarit Ismail Kadare (28 Janar) “Shtëpia Kadare” nisi të gjallojë duke promovuar artin, kulturën, botimet, artistët, me synimin për t’u kthyer në një qendër muzeale dhe kulturore.

Ajo do të shërbejë për gjallërimin e jetës kulturore të qytetit të Gjirokastrës, për të tërhequr më shumë përkthyes dhe shkrimtarë të njohur ndërkombëtarisht, por edhe të rinj të talentuar në fushën e letrave, turistë me interesa kulturore , etj.
(er.nu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: