TIRANË – Specialistët e monumenteve të kulturës vendosin një portë të re në Kalanë e Tiranës. Ata thanë se “duke pasur parasysh problemet e shumta që mbartin monumentet dhe fondet e kufizuara ne dispozicion, ne kemi bërë një punë të kujdesshme dhe të përgjegjshme për të përcaktuar prioritetet e ndërhyrjes.

Porta që zëvendësuam i përket një monumenti që ndodhet në qendër të Tiranës, në rrugën pedonale dhe paraqet një interes të madh për turistët dhe vizitorët, si nga vendndodhja, ashtu edhe nga rëndësia historike për qytetin e Tiranës. Duke e vlerësuar të papranueshme gjendjen e portës së mëparshme, specialistët tanë punuan me kujdes për të bërë zëvendësimin e saj me një portë dinjitoze, të punuar me mjaft cilësi, e cila i jep vlerën e duhur Kalasë historike të qytetit të Tiranës.”

(ar.sh/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb