“Dy rezidentë shqiptarë në Itali, të besimit islam, restaurojnë falas kishën në Itali dhe japin një mesazh të fortë “Jemi të gjithë fëmijë të Zotit””.

Ky fakt është bërë i ditur nga kreu i grupit parlamentar të PS-së Taulant Balla, i cili përmes një postimi në ‘Facebook’ flet për emigrantët shqiptarë Luan Hallulli dhe Albert Muça.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

“#Diaspora_shqiptare❤️??
Dy rezidentë shqiptarë në Itali, të besimit islam, restaurojnë falas kishën në Itali dhe japin një mesazh të fortë “Jemi të gjithë fëmijë të Zotit”
Luan Hallulli dhe Albert Muça nuk janë të krishterë. Por kur panë kishën e San Rocco në Pratola Pelignaro ku njerëzit nuk kishin kushte për të qëndruar, nuk qëndruan indiferentë.
Mediat italiane i kanë kushtuar një shkrim dy emigrantëve tanë, “Gjithçka ishte e shkatërruar,- thotë Luani, plot me vrima në mure dhe rrënoja në çdo cep.” I thashë Albertit: Bëjmë diçka! Dhe shkuam te furnizuesit tonë për të blerë produktet.
Liliana Cavalieri, kujdestarja e kishes tha e lumtur: “Zoti ju bekoftë! Askush nuk e kishte bërë ndonjëherë diçka të tillë për kishën ne Itali“.
Luani dhe Alberti nuk e fshehin besimin e tyre musliman dhe thonë: “Ne jemi fëmijë të Zotit. Nuk ka asgjë për të qenë katolik, ortodoks apo musliman. Ne besojmë vetëm në një Zot dhe ai është ai që na drejton në atë që bëjmë “.

Shqiptaret kane filluar ta eksportojne harmonine e tyre te rralle fetare, si nje nga vlerat me te medha te identitetit tone europian.”, shkruan Balla.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: