AUSTRALI- Rrjetet sociale në Australi janë ndezur, pas mbishkrimit të vendosur nga një restorant, i cili në hyrje të tij me anë të një tabele paralajmëronte “Na vjen keq, nuk lejohen myslymanët”.

Pronari i restorantit John Hawkes pas publikimit në rrjetet sociale të këtij mbishkrimi ka marrë afër 200 komente. Disa persona e kritikuan këtë veprim, ndërsa disa prej pronarëve të restoranteve të tjera e mbështetën.
Haëkes tha se nuk mendoi se mbishkrimi do të shkaktojë reagime në media dhe se qëndroi vetëm nëntë orë. Qyteti Longreach ka rreth 3000 banorë, ndërsa kryetari i bashkisë Joe Aëens e cilësoi këtë veprim si incident.

“Longreach është një vend i hapur për çdo fe dhe racë. Shfaqja e gjërave të tilla është një aksident”, shpjegoi Awens.

(ma.ar/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: