Ish – ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj, i ftuar në emisionin “Frontline” në News24 me gazetaren Marsela Karapanço ka komentuar veç të tjerash edhe mbi retorikën e përdorur sot nga kryeministri Edi Rama në Kuvend.

“Jemi brenda absurdit. Ky parlament në mënyrën se si është kompozuar, është sikur aty të jenë të gjithë prokurorë e gjyqtarë bolshevikë që bëjnë akuza publike. Bëhen vetëm akuzë publike psh për pastrim parash në një projekt që ende nuk ka nisur të lëvizë paraja.

Mund të shprehësh dyshime jo të bësh akuzë. Këta janë edhe prokurorë edhe gjykatës publikë.

Që nga 90 Parlamenti ynë, duke përjashtuar atë pak retorikë e fjalë të mençur në fillim, e ka humbur dhe nuk është më vendi as për të bërë retorike dhe as politikë. Është kthyer në një arenë të përleshjes fizike më shumë se mendore e politike.

Në këtë parlament është e pamundur të bëhet një diskutim politik, fizikisht e pamundur, 60 minuta retorikë. Bëhet luftë sa do flasim por nuk thuhet asgjë, jemi në nivelin e parapolitikës. ky parlament është i degraduar prej kohësh, e ka shumë të vështirë të marrë veten”, tha ai.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: