Incidenti i enjtes së kaluar në Kuvendin e Shqipërisë, ku kryeministri Edi Rama u spërkat me bojë nga deputeti demokrat Edi Paloka, është shpallur si foto e javës nga agjensia “Reuters”.

Agjensia “Reuters” ka përzgjedhur pikërisht momentin e spërkatjes me bojë me shiringë nga deputeti demokrat, Edi Paloka ndërsa kryeministri Rama tenton të vetëmbrohet.

Rama

“Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama reagon pas bojës së hedhur prej tij nga anëtarët e opozitës gjatë sesionit parlamentar në Tiranë, Shqipëri, 14 shkurt”, shkruan në përshkrimin e fotos ‘Reuters’.

Si duket spërkatja me bojë e kreut të qeverisë ka kapur edhe vëmendjen e mediave ndërkombëtare.

(BalkanWeb)

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: