Nga: ZONJA VJOLLCA
10 kokrra vezë
10 lgj sheqer
10 lgj miell
Sherbeti:
1 kg sheqer
750 ml ujë
2 feta limon
Fillimisht vendosim në një tas vezët e plota me 10 lugë sheqer. I rrahim me rrahësen e vezëve së bashku për 2-3 minuta, shtojmë pak kripë dhe vazhdojmë përzierjen e tyre derisa sheqeri të shkrijë dhe volumi i vezëve të jete shtuar. Më pas shtojmë 10 lugë miell gradualisht me ndihmën e një site. E trazojmë miellin mirë me lugë ose me spatul (jo me rrahëse elektrike). Lyejmë një tepsi me pak gjalpë dhe e pudrosim me pak miell dhe më pas shtojmë brumin e përgatitur. E vendosim në furrën e parangrohur në temperaturën 170-180 gradë Celsius për 25-30 minuta. Ndërkohë vendosim sherbetin në zjarr: ujë, sheqer dhe 2 feta limoni dhe e lemë të zieje dhe menjëherë sa të marrë valë pas 5 minutash e largojmë tenxheren nga zjarri. Nxjerrim revaninë nga furra, e lemë të ftohet dhe më pas shtojmë sherbetin jo shumë të nxehtë (nxehtësi mesatare) dhe e lemë të ftohet për ta shërbyer më pas.