Kreut demokrat Sali Berisha iu hoq masa e sigurisë ‘arrest shtëpie’ nga GJKKO, ndërsa SPAK apeloi vendimin në Apelin e GJKKO-së, duke kërkuar rivendosjen e kësaj mase shtrënguese.
Në Apelin e GJKKO-së revokimi i masës së sigurisë do të shqyrtohet nga gjyqtari Engert Pëllumbi. Do të jetë ky i fundit që do të vendosë nëse Berisha do të rikthehet në banesë me masë sigurie, apo do të vijojë të jetë i lirë.
Berisha qëndroi në arrest shtëpie 333 ditë, ndërsa ai përballet me akuzën e korrupsionit lidhur me procedurat e privatizimit të ish-kompleksit Partizani. Gjithashtu dhëndri i tij, Jamarbër Malltezi është nën akuzën e korrupsionit dhe pastrimit të parave, ndërsa ndodhet nën masën e sigurisë “arrest shtëpie”.