Gjykata e Posaçme vendosi të shtyjë për më datë 12 mars shqyrtimin e kërkesës së ish-kryeministrit Sali Berisha dhe dhëndrit të tij Jamarbër Malltezi, për revokimin e masës së sigurisë. Shkak, u bë kërkesa e avokatëve të personave nën hetim, me qëllim që ata të njiheshin me informacionin e paraqitur nga Prokuroria e Posaçme.
Gjatë seancës, avokatët e ish kryeministrit kërkuan përjashtimin nga çështja të gjyqtares Irena Gjoka për njëanshmëri.
Avokati Gjokutaj tha se nuk ka asnjë element korruptiv të kryer nga ish-kryeministri, ndërsa procedura e privatizimit të ish klubit sportive partizani ka qenë e rregullt, e provuar kjo me akt ekspertimi. Sali Berisha dhe dhëndëri i tij, Jamarbër Malltezi po mbahen nen masën e sigurisë “arrest në shtëpi”. Të dy po hetohen nën dyshimet për korrupsion në lidhje me procedurat e privatizimit të ish-klubit sportive Partizani.
(BalkanWeb)