Kuvendi ka konfirmuar se ish-kryeministri Sali Berisha nuk është pjesë e grupit parlamentar të PD-së. Pas lajmit që burime për BalkanWeb thanë se Berisha nuk ishte mes demokratëve të rikthyer në listën e grupit të deputetëve që më herët ishte përjashtuar me vendim të Lulzim Bashës.
Në njoftimin e Kuvendit, sqarohet se më 9 prill në këtë institucion kishte mbërritur njoftimi i Bardhit ku revokonte vendimin e Bashës, ndërsa konfimron se Berisha që prej fillimit të legjistaturës nuk ishte anëtar i grupit parlamentar të PD-së.
“Në datën 9 prill 2024 Kuvendi është njoftuar nga z. Gazment Bardhi mbi “Revokimin e të gjitha vendimeve për masa disiplinore të marra nga grupi gjatë kësaj legjislature.”
Deputeti Sali Berisha, prej fillimit të legjislaturës, nuk ka qenë anëtar i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike.”, sqaron Kuvendi.
(BalkanWeb)