Këngëtari i njohur Alban Skënderaj ka shpërthyer në rrjetet sociale dhe shënjestër nuk janë shqiptarët por kompanitë dhe autoritetet e huaja.

Ai ndan shpesh me fansat fotografi nga veprimtaria e tij artistike ose jeta personale, gjersa së fundmi kemi patur rastin të shohim një postim ndryshe nga herët e tjera.

Këngëtari ka publikuar në ‘Facebook’, një status dhe foto duke shprehur indinjatën me shërbimin që u bëjnë shqiptarëve në linjën e fluturimit Firenze-Tiranë. “Di vetem qe eshte nje tallje dhe keqtrajtim i jashtezakonshem”, shkruan ai.

Shqiptaret-Albani

STATUSI I KËNGËTARIT

“Fluturim Firenze – Tirane. Shqiptaret trajtohen si bageti!
Po dal disi nga vetja dhe po shkruaj sepse ndihem tmerresisht keq kur shikoj qe per te disajten here drejtohen nga une me shpresen dhe iluzionin se mund te bej dicka nderkohe qe une, cdo here jam thjesht nje viktime si ata. (Eshte hera e katert qe me ndodh personalisht nder vite)
Nuk di kujt ti drejtoj gishtin edhe pse duket qarte qe jane lojra ekonomike te atyre qe pasurohen mbi kurrizin e shqipetareve te cilet jane te perulur dhe me hallet qe kane e tejkalojne kete shqetesim i cili nuk eshte dhe forte i vogel per ta.

Prej vitesh genjehen e keqtrajtohen ne vazhdimesi, vijne ne Firenze, bejne check-in, rradhe te gjata, kontrollet e ndryshme dhe ne fund ju thone: “Do prisni disa ore, do ju rikthejme valixhet dhe do ju dergojme me autobusa drejte nje aeroporti tjeter, atij te Pises i cili eshte gati 2 ore larg”.

Aty do filloj gjithcka nga e para, mund ta imagjinoni. Si perfundim shqiptaret arrijne ne Tirane ndoshta ore e ore me vonese kur i gjithe fluturimi zgjat vetem 1 ore e 30 minuta. Ka femije, njerez te moshuar e invalide! Arsyeja? “Avioni nuk ulet dot ne Firenze per shkak te motit te keq” kur moti aktualisht eshte i MREKULLUESHEM dhe nderkohe jane duke u nisur dhjetra avione cdo minute drejt cdo cepi te botes. Ne Pisa nderkohe moti eshte i njejte per te mos thene pak me i keq se ketu! Me arrogance asnje shpjegim tjeter! Qesharake! E TURPSHME! Dhe vete punonjesit italiane duken ne siklet te madh dhe pranojne qe eshte ABSURDE!

Jane te lira taksat e aeroportit tjeter? Avioni ndodhet ne Pisa dhe ju shkojne me lire autobusat? Kete nuk di ta them! Di vetem qe eshte nje tallje dhe keqtrajtim i jashtezakonshem.

Kjo gje ka ndodhur me dhjetra here nder vite, vazhdon ndodh dhe askush nga shqipetaret qe jetojne ne kete zone nuk ka mundesi te ngreje zerin. Imagjinoj cdo ishte bere nese kjo do te ndodhte vazhdimisht me Italiane, Franceze etj nderkohe kur shqiptaret paguajne njesoj madje edhe me shume!
E di qe ka padrejtesi edhe me te medha dhe nje post i Albanit nuk ben diferencen por ndoshta stimulon sado pak vetebesimin dhe ndergjegjesimin edhe per ato dhjetra e qindra raste te ngjashme ku shqipetaret trajtohen padrejtesisht si njerez se kategorise se trete jo vetem nga te huajt por dhe nga vete biznesi e politikat e shtetit te tyre…”

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: